zgjidhni paketën tuaj turistike
CHARTER 2024 (TURQI, SHARM EL SHEIKH)
Udhëtimet me Charter në Turqi apo Sharm El-Sheikh ofrojnë një sërë përfitimesh për klientët tanë. Paketa përfshin udhëtimin me avion, akomodimin në hotel sipas konceptit të përzgjedhur nga klienti (HB, AI, UAI), transfertat në / nga hoteli dhe sigurimin e shëndetit në udhëtim. Ne ju ofrojmë pushime interesante dhe relaksuese, në komoditetin e një udhëtimi të përshtatshëm, për pushime verore të bukura e të freskëta, apo pushime dimërore të ngrohta e festive.
UDHËTIME JASHTË SHQIPËRISË
Udhëtimet ndërkombëtare përbëjnë një përvojë të pasur dhe emocionuese që zgjeron horizontet e cilitdo personi që udhëton. Për të siguruar një udhëtim të paharrueshëm dhe të organizuar mirë, BelToursi ofron paketa të veçanta, të personalizuara ose në grup, në çdo kontinent, në çdo pikë të globit, ngë Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim: në Afrikë, Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Azi, Australi e Oqeani, si dhe absolutisht dhe ekskluzivisht në Evropë.
Afrika përfaqëson një destinacion unik që kombinon natyrën e egër me kulturën dhe historinë e pasur.
Amerika e Veriut ofron destinacione të shumta dhe të ndryshme dhe një udhëtim në SHBA mund të jetë një aventurë e jashtëzakonshme.
Amerika e Jugut është një kontinent plot ngjyra, ritme dhe peizazhe mahnitëse.
Azia ofron një përzierje unike të traditës dhe modernitetit.
Australia dhe Oqeania janë destinacione të mrekullueshme për udhëtarët që kërkojnë aventura të ndryshme.
Evropa përfaqëson një përzierje të pasur historie, kulture dhe peizazhesh të mrekullueshme.
Paketa të tilla udhëtimi ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të eksploruar çdo kontinent me organizim të detajuar, duke siguruar që klientët tanë të kenë një përvojë të pasur dhe të paharrueshme në çdo destinacion.





VISET ARBËRESHE
Viset Arbëreshe janë zona të banuara nga shqiptarë të cilët emigruan në Itali gjatë shekullit XV për shkak të pushtimit osman të Ballkanit. Këto komunitete ruajnë sot gjuhën, kulturën dhe traditat e tyre shqiptare, ndërsa janë integruar në shoqërinë italiane.
Nëpërmjet kësaj pakete do t’ju njohim me historinë, kulturën, gjuhën dhe jetën bashkëkohore të Arbëreshëve; do të sjellim pranë jush Arbëreshët, të cilët kanë ruajtur ende të gjallë brez pas brezi, gjuhën e Skënderbeut, zakonet e traditat shekullore të Arbërisë; kostumet, festat e ritualet tradicionale.
BelTours do të jetë një urë lidhëse midis komunitetit bashkëkohor Arbëresh me shoqërinë shqiptare sot. Ne do t’ju shpiem në vendbanimet ku janë vendosur Arbëreshët e Italisë si: Kalabri, Sicili, Basilicata, Molizë, Pulia, etj, si dhe do t’i sjellim ata më shpesh në Shqipërinë amë, duke i afruar kështu dy komunitetet, duke sjellë pranë jush një pjesë të historisë sonë të vyer, si dhe duke ju njohur me “Gjakun tonë të shprishur”.
Kjo paketë synon të ofrojë një pamje të plotë të jetës dhe kulturës së Arbëreshëve, duke dhënë një kontribut sado modest në njohjen e ndërsjellë dhe promovimin e kësaj trashëgimie të çmuar shqiptare në Itali. Ne urojmë që bashkërisht të kontribuojmë në njohjen, ruajtjen e identitetit dhe traditave të tyre, si pjesë e vyer e pasurisë sonë të përbashkët historike.
Ju vendosni destinacionet, BELTOURS mendon për emocionet
Na kontaktoni për më shumë detaje rreth paketave ekskluzive apo të personalizuara

