Çfarë duhet të keni parasysh kur shkoni në Holandë?
Si fillim, para se të niseni duhet të jeni të përgatitur! Security në momentin e mbërritjes janë kërkues! Bëjnë pyetje të detajuara, mbi vendin se ku do qëndroni, kohën sa do qëndroni, paratë që keni me vete, etj., etj.
Ndërkohë, kur të mbërrini, me temperaturë disa gradë më pak, do shikoni një natyrë shumë të pastër, plot gjelbërim, shumë biçikleta që të bëjnë të harrosh paksa smogun e trafikun rënduar të Tiranës.
Ndjesia e hapësirës është impresionuese! Dhe lulet shumëngjyrëshe në çdo banesë, qoshe, i japin akoma më sharm asaj në tërësi.
Transporti publik është shumë i përpiktë! Eh, po! Transporti publik në Holandë ka një përpikmëri zvicerane! Me tren e autobus mund t’i bini gjithë vendit vërdallë.
Nëse ju bie rruga të bëni një xhiro në Hagë, siç i rastitsi shkurtimisht BelTours-it, mos lini pa bërë një shëtitje në The Hague Forest . Pylli është një peizazh magjepsës; Ju që admironi ecjen në natyrë, vrapin, apo jogën dhe shfrytëzoni rregullisht Liqenin e Tiranës, do të mahniteni nga magjia e Haagse Bos, një oaz me një gjelbërim mahnitës e impresionues.
Aty pranë është dhe një nga tre rezidencat e Monarkisë Holandeze, Huis ten Bosch Palace. Për shkak të faktit se pallati funksionon si rezidencë, nuk mund të vizitohet nga publiku. Por nëse bëni një xhiro nga pylli keni mundësinë t’i bëni një foto nga afër 😉
Dhe…Dielli perëndon në orën 10.00 të mbrëmjes…
Kaq për sot. Tips-e të bukura, në vijim…:)