VIZITONI VISET ARBËRESHE

Viset Arbëreshe janë zona të banuara nga shqiptarë të cilët emigruan në Itali gjatë shekullit XV për shkak të pushtimit osman të Ballkanit. Këto komunitete ruajnë sot gjuhën, kulturën dhe traditat e tyre shqiptare, ndërsa janë integruar në shoqërinë italiane.

Nëpërmjet kësaj pakete do t’ju njohim me  historinë, kulturën, gjuhën dhe jetën bashkëkohore të Arbëreshëve; do të sjellim pranë jush Arbëreshët, të cilët kanë ruajtur ende të gjallë brez pas brezi, gjuhën e Skënderbeut, zakonet e traditat shekullore të Arbërisë; kostumet, festat e ritualet tradicionale.

BelTours do të jetë një urë lidhëse midis komunitetit bashkëkohor Arbëresh me shoqërinë shqiptare sot. Ne do t’ju shpiem në vendbanimet ku janë vendosur Arbëreshët e Italisë si: Kalabri, Sicili, Basilicata, Molizë, Pulia, etj, si dhe do t’i sjellim ata më shpesh në Shqipërinë amë, duke i  afruar kështu dy komunitetet, duke sjellë pranë jush një pjesë të historisë sonë të vyer, si dhe duke ju njohur me “Gjakun tonë të shprishur”.

Kjo paketë synon të ofrojë një pamje të plotë të jetës dhe kulturës së Arbëreshëve, duke dhënë një kontribut sado modest në njohjen e ndërsjellë dhe promovimin e kësaj trashëgimie të çmuar shqiptare në Itali. Ne urojmë që bashkërisht të kontribuojmë në njohjen, ruajtjen e identitetit dhe traditave të tyre, si pjesë e vyer e pasurisë sonë të përbashkët historike.

Pak më shumë për Kalabrinë…

Një det i mahnitshëm, qiell blu dhe bukuri e pafund! Kalabria është një nga vendet më të bukura në Itali dhe sot ne do t’ju paraqesim dhjetë arsye për të ardhur për të parë të gjitha këto atraksione të mrekullueshme! Një tokë e largët dhe e vetmuar, Kalabria mban bukuri dhe thesare të pashoqe! Edhe pse struktura turistike është ende duke u përmirësuar, rajoni pushton turistët për stilin e tij fshatar.

Arsyet për të vizituar Kalabrinë? DETI KRISTALIN

Deti i Kalabrisë është mbresëlënës dhe qytetet si Pizzo dhe Tropea, janë ku është përqendruar turizmi ‘masiv’, gjithçka sepse këto vende kanë struktura turistike buzë detit plot hijeshi, rërë të bardhë dhe një det si film! Plazhi Pietragrande është një xhevahir me shkëmbinjtë e tij dhe është gjithashtu një destinacion për italianët.

Duke u nisur nga jugu, gjejmë Scilla, një qytet plot mister dhe folklor! Një tjetër plazh i mrekullueshëm është edhe Praia a Mare, e cila mori ‘Flamurin e Gjelbër’, i cili e vërteton vendin si ideal për familjet me fëmijë. Nëse jeni duke kërkuar për të gjithë luksin italian, drejtohuni në Copanello, e cila është qendra e elegancës së rajonit. Në Amantea, të lagur nga deti Tirren, është vendi ku ndodhen shumica e pikave historike dhe kulturore, si për shembull, Palazzo delle Clarisse dhe pesë kishat e qytetit.